E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy zjarre në 4 orë, digjet një kasolle dhe një banesë

Ngjarjet u shenuan ne oret epara te mengjesit, e para ne nje fshat te Elbasanit dhe tjetra brenda ne qytet. Zjarrfieksit e qarkut te Elbasanit punuan sot per shuarjen e flakeve qe rrezikuan te perhapeshin 

ELBASAN-Dy zjarre ranë në orët e para të mëngjesit sot në qarkun e Elbasanit për fat të mirë nuk shkaktuan dëme në njerëz.
Burime nga reparti i zjarrëfikëses bënë të ditur se, "vatra e parë e zjarrit u konstatua në një kasolle të mbushur me bar të thatë në fshatin Pishaj të rrethit të Gramshit duke rrezikuar djegien e banesës shumë pranë kasolles, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrëfikëses evitoi dëmtimet.
Vatra e zjarrit të dytë u konstatua sot në mëngjes në një banesë në katin e tretë të një pallati në lagjen "Rruga e re" në qytetin e Elbasanit si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik. Ndërhyrja e zjarrëfikëses mundi të shuajë flakët, që rrezikonin të përhapeshin edhe në apartamentet e tjera të pallatit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›