Fauna e egër, çelet sezoni i gjuetisë për 2 lloje shpendësh
Drejtori i Politikave të Mbrojtjes së Natyrës tha se në 15 gusht është hapur sezoni i gjuetisë për turtullin dhe shkurtën, ndërsa për llojet e tjera do të hapet në datën 1 tetor për t'u mbyllur në 28 shkurt 2010
TIRANË- Me hapjen e sezonit të gjuetisë për disa lloj shpendësh në datën 15 gusht, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave ka marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e specieve, sidomos të atyre në rrezik zhdukjeje.
Drejtori i Politikave të Mbrojtjes së Natyrës në MMPAU, Sajmir Hoxha, tha se në 15 gusht është hapur sezoni i gjuetisë për turtullin dhe shkurtën, ndërsa për llojet e tjera do të hapet në datën 1 tetor për t'u mbyllur në 28 shkurt 2010.
Sipas tij, nga 780 lloje të faunës së egër, 23 prej tyre janë planifikuar dhe miratuar për objekt gjuetie, bazuar në kalendarin dhe limitet e lejueshme në fuqi.
Në këtë kuadër, specialistët e mbrojtjes së faunës inspektuan gjatë fundjavës zonën e Kurbinit për t’u njohur me masat e marra për ruajtjen dhe shtimin e faunës së egër në zonë.
Inspektimet do të vijojnë dhe në zona të tjera të vendit, vuri në dukje Hoxha.
Fauna e egër mbrohet me ligj të miratuar vitin e kaluar, ndërkohë që specialistët e mjedisit po punojnë për hartimin e një ligji të ri mbi gjuetinë.
Shndërrimi i gjuetisë në një aktivitet jo ekonomik, por shlodhës dhe argëtues është ndër objektivat e këtij ligji të ri, që po përgatitet nga ekspertët e mjedisit. Sipas drejtorit Hoxha, ligji do të qartësojë dhe marrëdhënien midis gjuetisë, si aktivitet, dhe shoqatave dhe grupimeve të ndryshme që operojnë në këtë fushë.
Shërbimi pyjor ushtron kontrolle të vazhdueshme për mbajtjen në kontroll të gjuetisë së paligjshme, ndërsa ka ndaluar dhe dënuar me masa administritative rreth 50 kundravajtës në vit. Masat variojnë nga sekuestrimi i armëve, deri në gjoba të rënda administrative. Por për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të kontrolluar dhe në përputhje me aktet ligjore në mbarë vendin specialistët e mbrojtjes së faunës kërkojnë bashkëpunimin e pushtetit vendor, policinë e shtetit, organet doganore dhe tatimore, etj.
Në vend operojnë Shoqata Kombëtare dhe Federata e Gjuetisë, të cilat kanë degët e tyre në çdo rreth. Numri i anëtarëve të rrjetit të gjuetisë në vend, sipas të dhënave nga shoqatat, arrin në rreth 17 mijë.
(d.b/ATA/BalkanWeb)