E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, arrestohet 32 vjecari, vrau dje për hakmarrje

Policia ve ne pranga personin qe dyshohet se vrau dje nje 55 vjecar ne Tapize te Krujes. Policia i ka sekuestruar dhe armen me te cilen dyshohet te jete kryer krimi. Sipas policisë, ngjarja ndodhi per hakmarrje 

KRUJE-Policia e Krujes ka arrestuar pak pas mesdites së sotme autorin e vrasjes së 55 vjecarit një dite më pare në fshatin Tapize të Krujes. 32 vjecari Lulezim Xhixha është autori i dyshuar i vrasjes se 65 vjecarit Maliq Topalli dje ne fshatin Tapize të komunes Nikel te Krujes. Burime te policise thane se Xhixha banor ne fshatin Nikel u arrestua prane baneses se tij dhe se nuk beri rezistence ndaj efektiveve te policise. Policia e sekuestroi ne cilesine e proves materiale edhe armen me te cilen ai kishte kryer krimin nje automatik model 56.

Policia bëri të ditur sot se kishte identifikuar autorin e vrasjes së një 55 vjecari në Tapizë të Krujës dhe se kishte lokalizuar vendodhjen e tij. Një ditë pasi krimit të kryer, policia dyshoi se Lulzim Xhixha është autori i mundshëm i vrasjes se shtetasit Maliq Topalli 55 vjec dje pasdite në zonën e njohur si "bregu i lumit" në Tapizë të Krujës. Dyshimet se Xhixha është autori sipas policisë forcohen edhe më shumë pasi u zbulua se i biri i viktimës, Dritani, ka vrarë taksistin Vaid Xhixha dhe per këtë është dënuar.
Policia dyshon se vrasja e djeshme ndodhi pikërisht për motive hakmarrjeje. 55 vjecari Topalli ka qenë duke ecur kur është qëlluar dhe nuk ka pasur njeri afër. Hetuesit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë bërë kontrollin e zonës si dhe kanë marrë informacion mbi krimin e kryer kanë hedhur idenë e pistës së vrasjes për hakmarrje. Sipas policisë, ky është versioni më i mundshëm pasi i biri i viktimës ka bërë një vrasje disa kohë me parë dhe aktualisht ai po shlyen dënimin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›