Dyert e mbyllura kushtëzojnë mendimin ndryshe
04/11/2011 Axhenda e punimeve më 5 nëntor, ja skenarët e mbledhjes së tejzgjatur të socialistëve
Kongresi i ri i Partisë i Socialiste mes debatit apo një shfaqje mediatik
Axhenda e punimeve e kongresit të Partisë Socialiste të 5 nëntorit do të jetë e përqendruar mes diskutimeve mbi ndryshimet në statut dhe programin e ri të partisë, si dhe mbi votimin e anëtarëve të asamblesë së re. Por krahas asaj që tashmë është bërë zyrtare, nuk përjashtohen dhe diskutimet e socialistëve që kanë pakënaqësi apo janë kundër frymës me të cilën po drejtohet gjatë gjithë kësaj kohe kjo forcë politike. Në vlerësimin e tyre ky kongres është një fazë e ndërmjetme e ecurisë së procesit të spostimit të figurave dhe anëtarëve të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste.
Diskutimi
Në mbledhjen e forumit më të lartë vendimmarrës të Partisë Socialiste pritet të përfshihen në diskutime dhe përfaqësuesit e mendimit ndryshe. Një ndërhyrje e tillë mësohet se do të jetë vetëm nëse punimet në kongres do të zhvillohen me dyer të hapura, ku media të jetë e pranishme. Kështu, nëse takimi do të jetë i ideuar në formën e një shfaqjeje mediatike, ku vetëm fjala e kryetarit Edi Rama të jetë publike, ndërsa të gjitha fjalimet e tjera të jenë vetëm për të pranishmit në sallë, pritet që kundërshtarët e lidershipit socialist të mos jenë pjesë e këtyre diskutimeve. Nëse do të kemi një organizim të tillë të këtyre punimeve, atëherë mësohet se vetëm deputeti Arben Malaj do të kërkojë fjalën në këtë mbledhje për të paraqitur platformën alternative për funksionimin dhe organizimin e PS-së, të bërë publike në takimet e zhvilluara në qytete të ndryshme të vendit.
Axhenda
Partia Socialiste ka thirrur kongresin e ri të saj. Pas zgjedhjeve në këtë forum, tashmë i hapet rruga zgjedhjeve të mëtejshme në strukturat e tjera të PS-së. Konkretisht në takimin e 5 nëntorit forumi më i lartë drejtues i kësaj force politike do të zgjedhë anëtarësinë e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Njëkohësisht do të jetë po ky takim që do të miratojë programin e ri dhe ndryshimet në statutin e PS-së. Në këtë mënyrë, 880 delegatët e kongresit të 5 nëntorit, të cilët u zgjodhën nga anëtarësia socialiste përmes parimit “një anëtar, një votë”, do të zgjedhin rreth 250 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Kështu, pas ndryshimit që është bërë në statutin e PS-së, pritet që ky forum të mos ketë një numër fiks anëtarësh të zgjedhur me votim të fshehtë nga delegatët e Kongresit. Mësohet se numri i të zgjedhurve mund të jetë mbi 130 anëtarë, ndërkohë që rreth 110 anëtarë të tjerë do të hyjnë automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë në parti. Në ndryshimin e ri në statutin e PS-së, që do të miratojë pikërisht kongresi i 5 nëntorit, përcaktohet qartë se “numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të zgjedhur nga Kongresi duhet të jetë më i madh se numri i anëtarëve të AKS që janë të tillë për arsye të statutit të tyre politik”. Megjithatë, lista e kandidaturave mbi të cilat do të zgjedhë kongresi socialist pritet të jetë mjaft e gjatë, për shkak se delegatëve do t’u duhet të zgjedhin mes dy apo tri kandidaturave për një vend në Asamble.
Platforma
Përfaqësuesit e mendimit ndryshe brenda Partisë Socialiste do të paraqesin në kongresin e 5 nëntorit një platformë alternative, e përqendruar si në mënyrën e funksionimit të partisë, ashtu dhe në programin e saj. Deputeti Andis Harasani, duke u ndalur pikërisht në punimet e këtij kongresi, bëri publik faktin se përfaqësuesit e mendimit ndryshe do të paraqesin një platformë alternative të hartuar nga ai dhe deputetët Islami e Malaj.
Axhenda
Mënyra se si do të zhvillohen punimet në kongresin e Partisë Socialiste të 5 nëntorit do të kushtëzojë dhe diskutimet në të. Kështu, pritet që zërat kundër lidershipit socialist të përfshihen në diskutime vetëm nëse kjo mbledhje do të zhvillohet me dyer të hapura, ku mediet të jenë të pranishme dhe jo vetëm gjatë kohës kur të marrë fjalën kryetari Rama. Natyrisht, në rast të mbajtjes së këtyre fjalimeve, fokusi do të jetë keqdrejtimi PS-së.