E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet private, ja diplomat e vlefshme

04/11/2011   Ministria e Arsimit shpall listën zyrtare të universiteteve private të licencuara dhe të akredituara

Nga 41 shkolla universitare private vetëm 19 prej tyre janë akredituar

Pranvera Kola

Jo të gjitha institucionet e arsimit të lartë privat në vend gëzojnë statusin e licensimit dhe akreditimit, çka do të thotë se dhe diplomat e lëshuara prej tyre mund të mos jenë të vlefshme. Kjo bën që kandidatët që vijojnë apo duan të ndjekin studimet e larta në privat, duhet të njihen mirë me statusin e universitetit, në mënyrë që në përfundim të ciklit të studimeve, qofshin këto “bachelor”, master apo doktoratë, të gëzojnë një diplomë të vlefshme. Ministria e Arsimit ka shpallur të plotë listën me strukturat e arsimit të lartë privat në vend, duke detajuar statusin e licencimit dhe të akreditimit për çdo program studimor që ato ofrojnë në të tria ciklet e studimit. Në total janë rreth 41 struktura private të arsimit të lartë, prej të cilave vetëm 19 gëzojnë statusin e akreditimit. Për të mos rënë pre e mashtrimeve apo abuzimeve para se të zgjidhni degën, kërkoni nga shkolla e lartë vendimin për licensimin e programit të studimit si dhe urdhrin e ministrit për akreditimin e programit. Po ashtu sigurohuni që programi i studimit të jetë i akredituar përpara lëshimit të diplomës. Në rast se institucioni që keni përzgjedhur nuk është licensuar apo deri në përfundim të studimeve nuk ka marrë statusin akreditimit, atëherë diploma e lëshuar prej tij është e pavlefshme. Për të shmangur këtë problematike, konsultohuni me listën zyrtare të Ministrisë së Arsimit mbi statusin e çdo programi studimor që ofrojnë universitetet private në vend.

Prandaj përpara zgjedhjes së degës kërkoni nga shkolla e lartë vendimin për licencimin e programit të studimit, si dhe urdhrin e ministrit për akreditimin e programit.

Sigurohuni që programi i studimit të jetë i akredituar përpara lëshimit të diplomës.

tabela e plote ne gazeten e shkruar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›