E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyfishim të mjekëve në urgjencën e pediatrisë

Ai vizitoi sot ambientet e kësaj urgjence, ku është informuar mbi situatën dhe kushtet në të cilat punohet aktualisht.

“Jemi sot këtu, për të parë situatën dhe punën që kryhet nga mjekët dhe stafi në lidhje me shërbimin e urgjencës. Sot ,kjo urgjencë përballet me një numër prej 220 deri në 250 raste në ditë, që është një shifër normale për stinën. Por ajo që unë sot premtoj, është se në rastet e pikut kur ky staf mjekësor mjekon 400 deri në 430 raste në ditë, do të ketë dyfishim të numrit të mjekëve. Pra nga 8 mjekë që punojnë aktualisht do të jenë 15 ose 16 në mënyrë që të ofrojnë një shërbim të shpejtë dhe të kualifikuar ndaj pacientëve” ka theksuar Tavo.

Sipas tij, kjo masë, për dyfishimin e stafit mjekësor, do përsëritet sa herë ndryshohen stinët në mënyrë që fëmijët, të marrin kujdesin shëndetësor sa më të mirë dhe më të shpejtë. Ndërkaq, shefi i Urgjencës së Pediatrisë, dr. Petrit Caca tha se situata aktuale është normale për stinën ku dominuese janë rastet me viroza, infeksione respiratorë, bronshite etj. Ndërkohë që  nga Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare  janë marrë të gjitha masat për furnizimin e shërbimit me të gjitha medikamentet e paketës bazë dhe materialeve të mjekimit. Nga personeli i këtij shërbimi ofrohet shërbim përgjatë 24 orëve si për Tiranen ashtu edhe rrethinat. /start/

                                                                                             2012-09-28 15:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›