E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje me armë në Tiranë, 3 të plagosur

Ngjarja ndodhi brenda një lokali në rrugën e “Porcelanit”, në stacionin e parafundit të autobusit. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë.

Policia ka shoqëruar disa persona, por duke qenë se përplasja me armë sapo ka ndodhur ende nuk dihen shumë detaje. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje për motive banale. Policia po zhvillon hetime për të zbardhur ngjarjen. Hetimet vijojnë, ndërsa detajet pritet të bëhen të ditura më vonë. /Start/

                                                                                             2012-09-28 15:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›