E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria Civile kërkon shkarkimin e Shefit të Komisariatit nr. 6

Kjo protestë vjen pas protestës kundër korrupsionit që zhvilloi të mërkurën  “Lëvizja Alternativa Civile”.  Kryetari i “Alternativës Civile”, Mentor Kikia, në fjalimin e mbajtur sot theksoi: “Të tregojmë vete me kërkesat tona, të jetojmë me shtetin, në qetësi me njeri-tjetrin. Një ditë më parë bëra protestë kundër padrejtësisë, prandaj jam këtu për të treguar se nëse heshtim, padrejtësinë e kemi në krye”.

Ambientalisti Sazan Guri tha se “jemi dhunuar në mënyrë të inskenuar. Në emrin tuaj i jemi adresuar kryeministrit, institucioneve të huaja. Mafien në Itali nuk e zhduku as kryeministri, as kryetari i bashkisë së Sicilisë, por e zhdukën të rinjtë, studentët.”
 
Kjo protestë vjen pas denoncimit të banorëve ndaj dhunës që sipas tyre është ushtruar ndaj tyre nga Kreu i Komisariatit nr.6. Protesta vijoi qetësisht nga sheshi “Nënë Tereza” drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke u shpërndarë në sheshin “ Skënderbej”./Eno Shkëmbi/

                                                                                             2012-09-28 11:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›