Dyfishohen licencat e noterëve
Liberalizohen licencat e noterëve. Që nga fillimi i kësaj jave pritet të nisë aplikimi i juristëve në Ministrinë e Drejtësisë për të përfituar licencën e noterisë, çka sipas burimeve në këtë institucion pritet të sjellë rritjen e numrit të noterëve deri në dyfishim.
Ministria pohoi dje se, që nga dita e sotme juristët mund të depozitojnë dokumentacionin e duhur në këtë institucion, në bazë të të cilit do t’i nënshtrohen konkursit për të fituar licencën e ushtrimit të profesionit. Konkurset zhvillohen në mjediset e ministrisë dhe mbikëqyren nga drejtoria e profesioneve të lira në këtë institucion. Ndërkohë liberalizimi i licencave të noterisë ka sjellë përplasje midis Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe ministrisë. Noterët pretendojnë se shtimi i numrit të noterëve do të thotë se ministria përpiqet të ndërhyjë në konkurrencën e noterëve të licencuar. Sipas tyre, qytetarët tashmë kërkojnë cilësi të noterisë dhe jo shtim të numrit të noterëve, pasi kohët e fundit të paktën, janë shënuar me dhjetëra raste kur noterët janë gjetur me shkelje ligjore, që shpeshherë kanë shkuar deri në falsifikim të dokumenteve. Pas këtij pretendimi të Dhomës Kombëtare të Noterisë, ministria ka pohuar se shtimi i numrit të noterëve nuk do të ketë pasoja negative, përkundrazi kjo do të rrisë cilësinë e punës dhe do të bëjë që qytetarët të përfitojnë më shpejt shërbimet noteriale. Sipas tyre, pritet që noterët të kontrollohen më shpesh nga inspektorët e ministrisë, çka do t’i bëjë ata më korrektë me punën. Vitet e fundit ka pasur disa mosmarrëveshje institucionale midis Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Si pasojë e këtyre, mjaft noterë që janë gjetur me shkelje nga inspektorët tashmë kanë humbur licencat, ndërsa të tjerë janë dërguar për ndjekje penale. Shkeljet më flagrante janë konstatuar ato që kanë të bëjnë me shitjen dhe zhdoganimin e automjeteve. Por nuk kanë munguar edhe rastet kur noterët janë përfshirë në falsifikimin e dokumentacionit të pronave. Ndërsa rreth dy vjet më parë ministria vendosi t’iu hiqte licencat e noterisë disa prej noterëve kryeqytetas dhe nga rrethet, të cilët kishin kaluar moshën e pensionit. Në të tjera raste ministria ka hequr licenca noterësh, të cilët janë gjetur me shkelje të rënda nga inspektorët gjatë kontrolleve periodike dhe atyre të paplanifikuara në dokumentacionin që noterët ruajnë në arkivin personal. f.m.
Falsifikimet
Kontrollet e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë kanë gjetur mjaft noterë me shkelje të ndryshme, ku nuk kanë munguar edhe rastet kur janë gjetur dokumente të falsifikuara, kryesisht ato që kanë të bëjnë me shitjen e automjeteve e pronave. Pas këtyre konstatimeve noterët janë kallëzuar penalisht në Prokurori, pasi më parë ministria u ka hequr licencat, duke u ndërprerë ushtrimin e profesionit.