Tiranë, bien në pranga dy hajdutët e dhunshëm
TIRANE - Kapet në flagrancë në Tiranë, duke grabitur me thikë një person, 23-vjeçari nga Kamza.
Një tjetër vjedhës është kapur nga patrullat këmbësore të këtij komisariati, duke vjedhur një pasagjer në autobusin e linjës Kinostudio-Kombinat. Të dy personave policia u ka komunikuar akuzat e vjedhjes dhe grabitjes me dhunë dhe armë të qytetarëve. Ngjarja e parë ka ndodhur në afërsi të ish-Kombinatit “Misto Mame”, kur Asael Sulejmani 23 vjeç, banues afërsi të Institutit të Fizkulturës, ka ndaluar një person duke i kërkuar paratë që kishte me vete. Sipas burimeve të policisë, Sulejmani për të kërcënuar ka përdorur një armë të ftohtë, thikë. Për fatin e mirë të të dëmtuarit, në këtë zonë ka qenë duke patrulluar një shërbim i komisariatit nr. 6, të cilët kanë bllokuar në flagrancë Sulejmanin. Po kështu ata i kanë bllokuar atij edhe armën e krimit, thikën, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Autori i krimit është dërguar në komisarit, ku edhe është kryer arrestimi në kushtet e flagrancës. Ndërkaq personi i dytë i arrestuar nga ky komisariat sipas burimeve të policisë, është kapur në linjën e autobusit Kinostudio-Kombinat. Alban Doçi i ka vjedhur një personi një sasi prej 4 mijë lekësh të reja një pasagjeri në linjën e autobusit Kinostudio-Kombinat. Pas njoftimit të policisë janë mbyllur dyert e autobusit dhe policia ka ndaluar të dyshuarin, të cilit i ka gjetur edhe paratë e vjedhura. d.b