E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyluftimi i dy Lekëve

Shkak për dyluftimin e të dy Lekëve ishte bërë Jerina, bija trashëgimtare e princit tjetër të Zadrimës, Lekë Dushmani. Princesha e bukur e Zadrimës, Jerina Dushmani, tërhoqi vëmendjen e të dy prindërve, të cilët, njëri pas tjetrit, kërkuan dorën e saj, duke ia lënë princeshës së re të drejtën e zgjedhjes. Disa thonë se ajo zgjodhi Lekë Zakarinë. Për Lekë Dukagjinin, gjëja e fundit që i mbetej të bënte ishte t’i kërkonte duel rivalit.
Emri Lekë, që është shkurtim i emrit Aleksandër, në kujtim të Aleksandrit të Madh (356-323 p.e.r.), është i treti në trungun e princërve të dinastisë Dukagjini, që kanë sunduar principatën me të njëjtin emër, ose gjysmën e saj që shtrihej në pjesën verilindore të Shqipërisë, deri në hapësirat e sotme të Rrafshit të Dukagjinit e më tej

Shkak për dyluftimin e të dy Lekëve ishte bërë Jerina, bija trashëgimtare e princit tjetër të Zadrimës, Lekë Dushmani. Princesha e bukur e Zadrimës, Jerina Dushmani, tërhoqi vëmendjen e të dy prindërve, të cilët, njëri pas tjetrit, kërkuan dorën e saj, duke ia lënë princeshës së re të drejtën e zgjedhjes. Disa thonë se ajo zgjodhi Lekë Zakarinë. Për Lekë Dukagjinin, gjëja e fundit që i mbetej të bënte ishte t’i kërkonte duel rivalit. Dhe ashtu bëri. Por dueli u kthye në një betejë të përgjakshme ndërmjet eskortave që të dy princërit kishin mbas vetes në dasmën e Kastriotëve me Topiajt. Si shkruan Noli, “njëqind e pesë të vdekur dhe pothuajse dyqind të plagosur kishte mbushur fushën e betejës” kur Kont Urani, nip i Simon Altisferit, dikur zot i Shqipërisë (Lekë Zakaria trashëgonte si mbiemër të dytë Altisferi) dhe Vladan Jurici, nip i Skënderbeut arritën të qetësonin gjakrat. Madje duhet thënë se ndërhyrja e tyre u bë e mundur, pasi Lekë Dukagjini mbeti i plagosur prej Lekë Zakarisë, ndërkohë që Kont Urani dhe Vladani Jurici, gjithashtu, ishin plagosur, i pari në krah dhe i dyti në kokë, gjatë ndërhyrjes së tyre të pasuksesshme kur beteja e të dy rivalëve dhe oborrtarëve të tyre po shkonte keq për Lekë Zakarinë.
Si mund të kuptohet, Skënderbeu nuk ndodhej në dasmë kur Lekët u përleshën njëri me tjetrin. Ai ishte larguar, së bashku me çiftin e sapomartuar, duke shëtitur rrethinave të Muzakinës, por kur mori vesh ngjarjen shpejtoi për t’i pajtuar të dy princërit e armiqësuar, duke respektuar, gjithashtu, zgjedhjen e Jerinës, pra, Lekë Zakaria ka fituar duelin dhe, së bashku me duelin, edhe Jerinën. Ndërsa Lekë Dukagjini, përveç plagëve që do t’i shërohen shpejt, pranon një duel të humbur me princin e Dejës dhe heq dorë nga kërkesa për princeshën Jerina.
Këtë variant tregimi e ka sajuar Fan Noli për t’i dhënë ngjyrë alla shqiptare duelit të dy Lekëve, por lexuesi i sotëm mund ta mendojë si një duel të zakonshëm midis dy fisnikësh të rinj mesjetarë për të fituar dorën e një princeshe të merituar për nga sëra dhe bukuria, siç ndodhte atëherë kudo në oborret princërore të Evropës, edhe fakti, që në këtë duel u përfshinë eskortat shoqëruese të të dy princërve, nuk është ndonjë gjë e pazakontë, me përjashtim të shifrave të të lënduarve, që duken mjaft të ekzagjeruara. Sidoqoftë, dueli i të dy lekëve ka domethënien e paritetit ndërmjet princërve shqiptarë, pavarësisht nga zotërimet e tyre dhe vendi që zinin në hierarkinë e Lidhjes së Lezhës.
Pas këtij tregimi, tipik kalorsiak, që të kujton se aventurat e Lançelotit për motivin shkakësor të duelit, aq edhe aventurat e Don Kishotit për bilancin tragjik të përfundimit të tij, kureshtja e lexuesit, me të drejtë, kërkon të plotësohet me ngjarjet dhe bëmat, që ka kaluar Lekë Dukagjini deri në moshën 35 vjeçare kur u bë objekt i penës së historianëve të kohës së tij dhe të mëpastajmë. Dhe lexuesi duhet të marrë me mend se për këtë periudhë mungojnë thuajse tërësisht dokumentet e drejtpërdrejta, prandaj do të ketë durimin të ndjekë hap pas hapi arsyetimin tonë, që rrjedh nga interpretimi i të dhënave të qëmtuara andej këndej nëpër faqet e shkruara nga kronikanët apo historianët e shek. XV e të mëpastajmë.
Emri Lekë, që është shkurtim i emrit Aleksandër, në kujtim të Aleksandrit të Madh (356-323 p.e.r.), është i treti në trungun e princërve të dinastisë Dukagjini, që kanë sunduar principatën me të njëjtin emër, ose gjysmën e saj që shtrihej në pjesën verilindore të Shqipërisë, deri në hapësirat e sotme të Rrafshit të Dukagjinit e më tej. Diku në jug të Prishtinës është Ulpiana, qyteti ku lindi dhe kaloi rininë e vet princi trashëgimtar i Dukagjinëve, Leka. Ulpiana përshkruhet nga historianët si një vend përrallor, është një Atlanta në gadishullin Ballkanik, jetëgjatësia e secilës nuk mbush një shekull, për të mbetur vetëm si një përfytyrim ideal i një qytetërimi arbëror, dhe, pikërisht, për këtë arsye, u shkatërrua nga osmanlinjtë, të ndihmuar, sigurisht, edhe nga fqinjët ziliqarë, pas largimit prej saj të princit Lekë Dukagjini, që u detyrua të strehohej maleve të principatës së vet. Ulpiana ka afërsisht e Lekës. Duket se i ati, Pal Dukagjini, e ndërroi atë qytet pranë ose mbi monumentet e rrënuara të një qyteti të lashtë ilir, të quajtur Ulpiana, për të përsëritur lavdinë e dikurshme të tij, që në analet e kohëve antike quhej “urbs splendidissima”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›