E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyndje klandestinësh drejt Shqipërisë, vendi ynë trampolinë për vendet e Europës

Gjatë këtij viti, territori i Shqipërisë është më i lakmuar se kurrë për tu përdorur si tranzit për të kaluar në Europën Perëndimore, sidomos nga refugjatë që vijnë nga vendet në konflikte ushtarake në Azi dhe Afrikën e Veriut. Këtë fakt e tregon edhe numri i klandestinëve të kapur në zonat kufitare në vend gjatë vitit 2013, plot 896 të tillë.

Klandestinët kryesisht hyjnë nga vija kufitare me Greqinë, ndërsa kohët e fundit e preferuar është edhe ajo me Maqedoninë. Personat e ndaluar kryesisht janë nga Siria dhe Afganistani, por ka edhe nga vendet e largëta afrikane si Togo.

Kryesisht personat që hyjnë në territorin shqiptar janë të dëbuar nga Greqia dhe zgjedhin Shqipërinë si trampolinë për në vendet e Bashkimit Europian.

Ndërsa nga hetimet e deritanishme të policisë nuk vërehet se ka një trafikim me këta klandestinë, por megjithatë indicie ka patur, dhe për këto raste policia ka nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›