E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Takimi i kabinetit vendosi piketat e 300 ditëve të para

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook dhe Twitter, një publikim me anë të të cilit shpreh kënaqësinë e tij në lidhje me rezultatet e mbledhjes së parë të qeverisë së tij, e cila u mbajt dy ditët e fundit në qytetit bregdetar të Vlorës.

Rama e ka cilësuar këtë mbledhje si një eksperiencë mjaft pozitive e cila ka vendosur edhe piketat e 300 ditëve të para të qeverisjes, piketa të cilat u vendosën me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë.

Rama po në një publikim të disa minutave më vonë ka shprehur gjithashtu kënaqësinë e tij edhe në lidhje me një takim që ai ka pasur po ditën e sotme me 10 të rinjë të cilët janë në fazën finale të konkursit për të punuar në zyrën që vetë Rama do të hapi në qytetin e Vlorës. Këta të rinjë do të zgjidhen me anë të një konkursi I cili do të përfundojë në datën 30 Gusht.

VL: Eksperiencë mjaft pozitive takimi i kabinetit që vendosi piketat e 300 ditëve të para me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë qytetare.

I kënaqur dhe nga takimi me10 të rinj që janë në fazën finale të konkursit për të punuar në zyrën time në Vlorë. Konkursi mbyllet në 30 Gusht, shkruan Rama në Facebook dhe Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›