Dyndje ne doganen e Morines

Largimi emigrantëve nga Kosova për në perendim ka shkaktuar rradhë të gjata në pikën e kalimi kufitar të Morinës në Kukës.
Numri personave që kalojnë kufirin në të dyja anët është i ngjashëm me atë të Kakavijës dhe Kapshticës, por kapacitetet përpunuese janë shumë më të vogla.
Ndërsa nga pala kosovare nuk u krijuan vonesa fundjavën që kaloi, ishte e ndryshme situata në anën shqiptare të kufirit.
Rradhët arritën deri ne 2 kilometra dhe pala shqiptare ka hapur 3 sportele nga 9.
Në këto tre pika u krijua një rrëmujë për shkak të ngadalësisë në përpunimin e dokumenteve.
Shtetasit kosovarë me pashaportat e vjetra të ish Jugosllavisë që u bllokuan në Durrës, kanë kaluar pikërisht nga kjo pikë doganore e cila nuk ka ndaluar asnjë prej tyre duke u lejuar hyrjen për në Shqipëri dhe udhëtimin drejt Durrësit.