PS Heshtja e Rulit pranim i aferave

Anëtarja e Asamblese Megi Ajtyresa deklaroi se vetë heshtja e zotit Ruli është një pranim i aferave të tij dhe shtoi se nga e hëna socialistët do të nisin të zbardhin publikisht këto raste korruptive.
“Genc Ruli tanimë nuk ka as guximin të përgënjeshtrojë akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre për dhënien e koncestionit në ndërtimin e hidrocentraleve në pellgun ujor Bënç-Progonat. Heshtja e tij është në fakt prova me e qartë e fajësisë. Sot po i bëjmë Genc Rulit edhe 2 pyetje të tjera; Zoti ministër, cila është arsyeja që ju personalisht keni thirrur në takim përfaqësues shqiptare e të huaj të kompanive të përfshira në këtë konflikt për koncesionin Bënç-Progonat?! Çfarë u këni kërkuar këtyre kompanive zoti ministër? Ndonjë pazar apo zgjidhje ligjore?! A mund t’i tregoni publikut se në ç’nivel janë zbatuar detyrimet kontratuale që burojnë nga marrëveshja koncesionare dhe përse këto hidroncentrale ende sot nuk janë ndërtuar?! Duke filluar nga dita e hënë Partia Socialiste do të nisë zbardhjen publike të kësaj afere korruptive dhe të rolit të ministrit Genc Ruli në të”, deklaroi anëtarja e Asamblesë, Megi Ajtyresa.