Peticioni kunder Marty-t mberrin ne Fier

Pas Tiranës firmosja e peticionit kundër raportit të raportuesit të Komisionit Europian, Dick Marty ka mbërritur në Fier.
Me ndihmën e Partisë Drejtësi dhe Unitet në këtë qytet mijëra qytetarë kanë firmosur në mbështetje të kryeministrit, Hashim Thaci.
Ditën e dielë në disa pika kryesore të qytetit, banorët e Fierit kanë firmosur këtë peticion që do të paraqitet në Këshillin e Europës nga kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, i cili është edhe anëtar i delegacionit shqiptar në KE.
Nëpërmjet firmosjes së këtij peticioni, qytetarët fierakë shprehin mbështetjen e tye për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci kundër shpifjeve që ofrohen në raportin e Dick Marty
Peticioni do të paraqitet në datën 24 maj.