Tirane dy makina perfundojne ne Lane
Dy makina kanë përfunduar në lumin e Lanës në Tiranë pranë urës së re në afërsi të pallateve Agimi.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra tip Mercedes-Benz dhe tjetra tip Volgsëvagen. Fatmirësisht ngjarja në fjalë nuk ka shkaktuar viktima dhe as të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe zbulimin e shkaqeve të aksidentit.