E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne krize Edi Rama shpenzon 100 mije euro per nje dasme

25-10-2010 / Nga Shqipe Xoxi

Evenimenti mediatik i javes u mbyll me nje ceremoni te ngjashme me ate te nje pop-stari periferie pasi dasma u izolua komplet per te shmangur blicet e paparaceve dhe kamerat e medies qe sjane te familjes duke lene keshtu per shume minuta pa fryme aradhen barbare te njerezve qe vdesin te te shikojne ne brime te celesit. Me aq sa u kuptua Linda Basha ishte e veshur me vello ngjyre qumeshti kurse Edi Rama me kostum kuq e zi ku kravata e kuqe kontrastonte dukshem basmen e zeze. Dhe kokteji prej dy oresh ka mjaftuar per te martuar beqarin e pandreqshem ne syte e 600 te ftuarve. Per here te trete Rama fton miqte e tij ne dasme - jo per djalin Gregori - por per vete. Publikisht Linda eshte bere gjysma e munguar e Rames ndoshta gjysma me e mire e molles se ndaluar anipse e kalbur. Mbreme dhendri i ri i ka premtuar nuses se re se do te ndaje me te te gjitha te mirat dhe te gjitha perqindjet. Deshmitare te ketij premtimi kane qene pervec 200 grevisteve te urise edhe 400 te tjere qe jane miqte me te afer te ciftit.
Ndoshta jo krejt rastesisht restoranti i zgjedhur per te nisur aventuren e trete martesore nga Rama eshte Xibraku ku pervec Asambleve e Kongreseve te Partise Socialiste eshte edhe strofulla e dashurise se plotesuar te ciftit Rama Linda dhe Edvini. Aty rreth ores 17 kane ardhur te ftuarit e pare nga rrethet me makinat e tyre avangarde shume te kushtueshme qe tashme identifikojne status quo-ne e nje socializmi kapitalist. Fatura e dasmes eshte perllogaritur nga Linda si ekonomiste e zonja qe eshte se mund te shkoje rreth 30 mije euro. Mund te benim insinuate se si e paguan Rama kete dasme kur ne deklarimin e pasurise ka thene se jam ne borxhe dhe kam vec 3 mije euro ne banke por do te ishte jashte kontekstit sot. Miqte e tij kane siguruar pronarin e lokalit se leket do ti gjejne.
Sido qe te shkoje fatura financiare ajo qe ka rendesi eshte dashuria e sinqerte e ciftit. Ne dasme perpos njerezve te njohur te Opozites se bashkuar Presidenti Topi bashke me rrethin e ngushte familjar prinderit vellezerit dhe motrat e ciftit te ri te ndjekur me pas nga njerez te botes se medies kane qene prezente ne sebepin e Djalit te Kristaqit dhe Anetes per Ramen dhe vajzen e Naxhires dhe Sules per Bashen. Me shume se nje ceremoni dasma e djeshme dukej si nje nga ato takimet qe mbledhin fonde per fushaten zgjedhore ne Amerike e importuar si model nga vellai i Edi Rames Olsi.
Cifti Rama ka qene i perpikte ne ardhjen ne restorant ne oren 17.30. Ne oren 18 e 16 nderruan unazat Rama dhe Linda. Ndonese Linda nuk kuptoi se unaza qe Rama i dhuroi eshte e njejta e dy te parave. I njejti material e njejta simbolike dedikuese perjete se bashku. Pas hyrjes se ciftit Rama ka qene vellai i dhendrit qe ka hapur zyrtarisht dasmen.
Per te qene prezent ne kete sebep opozitar minimumi i biletes apo sic thuhet fteses ishte 5 000 leke te reja. Maksimumi ishte pa tavan. Kokteji ka zgjatur me shume se 2 ore nen tingujt e muzikes se lehte qe stononin me trokitjet pershendetese te urimeve per jetegjatesine e marredhenies pasi ti thuash nje cifti mbi te 45-at u trashegofsh me nje djale ose nje vajze eshte jashte konteksti. Natyra dhe biologjia i kane vene kufij trupit te njeriu se deri kur duhet gjeneruar dhe vetiu per tu trasheguar. Femrat kane kufirin e menopauzes qe kufizon arritjen e nje pasardhesi. Por ky si duket nuk eshte problemi i ciftit Rama pasi qe te dy jane plotesuar biologjikisht me perpara. Kurse intelektualisht mbetet per tu pare sepse sic thone populli sa do te rroc do te kuptoc.
Sidoqofte kjo eshte Shqiperia ne krize e Edi Rames i cili shpenzon per nje jave 100 mije euro per nje dasme te treten. Tre here ne dite para buke dhe mbas buke Edi Rama urdheron qe megafoni i partise te flase per krize ekonomike kurse vete ben nje dasme me pompozitet faraonik. A e dini sa kushton nje shishe shampanje Nese nuk e dini se paku kushton 1 mije euro. Po per 600 te ftuar sa shishe jane blere Ska transparence per kete dasme.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›