E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshekët e parë, para 77 mijë vjetësh

Një shlodhje e rehatshme gjatë natës nuk ishte e panjohur për parardhësit tanë, të cilët që 77 mijë vjet më parë përdornin “dyshekë” ose më saktë vende pushimi të rehatshëm të përgatitur me bimë të vendit, disa prej të cilave kishin veti kundër insekteve.

Një skuadër ndërkombëtare arkeologësh ka përshkruar në Science zbulimin e bërë në Afrikën e Jugut. Deri më tani janë më antikët të zbuluar ndonjëherë dhe janë gjetur në vend banimin e Sibudu. Ky vend banim është shumë i rëndësishëm për hedhjen dritë mbi kulturën e njerëzve të parë modernë, me anë të repertëve që janë zbuluar në të.

Ekzemplari i zbuluar së fundmi është rreth 50 mijë vjet më i vjetër se të tjerë të ngjashëm të zbuluar deri tani, dhe jep të dhëna të rëndësishme mbi mënyrën se si banorët organizonin ambientin e tyre të përditshëm në kohë kaq të largëta.

Vend pushimi i gjetur është i përbërë nga mbetje të kërcenjve dhe të gjetheve të disa bimëve ujore dhe disa shkurreve si cryptocarya ëoodii. Të njëjtat që popullata vendase përdor ende sot.

Materialet e përdorura sidomos cryptocarya ëoodii, janë bimë medicinave apo aromatike dhe kanë veti kundër insekteve.

Këto vend pushimi nuk përdoreshin vetëm për të fjetur por edhe si sipërfaqe për të punuar. Analizat tregojnë se banorët i ndërronin shpesh herë dhe i digjnin rregullisht që para 73 mijë vjetësh, ka mundësi për të larguar insektet.

“Kush banonte në këtë zonë, që prej kohësh kaq të largëta, kishte një njohje të thellë të bimëve lokale dhe të përdorimit të tyre. përdorimi i bimëve me veti kundër insekteve shton një dimension të ri kuptimit të sjelljes të njeriut 77 mijë vjet përpara”- thonë studiuesit autorë të zbulimit.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›