E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshime opozitare

Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po u pëlqen hiç gatishmëria e Kryeministrit Hashim Thaçi për t’u takuar me Presidentin serb, Boris Tadic. Në LDK, kanë një vështrim tjetër. Glauk Konjufca thotë se një takim i tillë është i dëmshëm, Burim Ramadanit i duken qesharake arsyetimet e dhëna nga Kryeministri, e Skënder Hyseni kërkon që takimi të zhvillohet vetëm në nivel të të barabartëve.

Partive opozitare nuk po u pëlqen gatishmëria e Kryeministrit Hashim Thaçi për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Boris Tadic.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja thotë se një takim i tillë do të ishte i dëmshëm për Kosovën.

Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq, i konsideron qesharake arsyetimet e Kryeministrit se pse duhet të ndodhë një takim i tillë mes tij dhe Presidentit serb.

E, Skënder Hyseni nga Lidhja Demokratike konsideron se nuk ka asnjë të keqe sikur të ndodhte ky takim, por sipas tij, Hashim Thaçi dhe Boris Tadic duhet të ulen në tryezë si dy liderë shtetesh.

Deklarimet e deputetëve opozitarë vijnë një ditë pas që Kryeministri Thaçi, në një prononcim për gazetën Express, ka ritheksuar gatishmërinë për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Boris Tadic, duke thënë se në një rast të tillë në agjendë të takimit do të ishte vetëm njohja e Kosovës.

“Nuk ka asgjë të keqe nëse vjen deri te një takim i tillë”, ka thënë Skënder Hyseni, të dielën, për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›