Haxhinasto në Libi, kërkon njohjen e Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar takime zyrtare me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi, Mustafa Abduljalil, me kryeministrin Abdulraheem Alkeeb dhe ministrin e Jashtëm Ashur Ben Khaial, raporton NOA.
Takimet janë zhvilluar në kuadër të një vizite dy ditore që kreu i diplomacisë shqiptare ka zhvilluar në Libi, ku është diskutuar për ndihmat që do të jap Shqipëria për tranzicionin dhe për njohjen e Kosovës.
Ministri i Jashtëm ka theksuar gjatë takimet me autoritetet më të larta të Libi-së, se Shqipëria mbështet “tranzicionin e popullit libian”. Nga ana tjetër Haxhinasto ka theksuar se me rënien e regjimit të Gedafit mes dy vendeve “hapet një faqe të re marrëdhëniesh”.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm ka theksuar se “Shqipëria e gatshme të asistojë Libinë në periudhën e tranzicionit nga diktatura në demokraci”. Ndërkohë që ka diskutuar dhe për njohjen e Kosovës nga Libia.