Shkolla e Ibrahimit

Ministria e Punëve të Jashtme do ta themelojë shumë shpejt Institutin Diplomatik të Kosovës, bordin e të cilit pritet ta udhëheqë Zëvendësministri Ibrahim Gashi.
Ky institut do të shërbejë si shkollë diplomatike për stafin e shërbimit të jashtëm të Kosovës, derisa më vonë do t’i hapë dyert edhe për njerëzit e tjerë të interesuar për diplomaci.
Gazeta Express ka siguruar draftvendimin e Ministrisë së Jashtme për themelimin e këtij instituti.
Një zyrtar i kësaj ministrie, në kushte anonimiteti, ka thënë për gazetën se në fund të këtij muaji, eventualisht në fillim të muajit të ardhshëm, ky draftvendim do të dërgohet për miratim në një nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës.
“Duke njohur specifikat e Politikës së Jashtme të Republikës së Kosovës në kontekstin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe duke njohur mungesën e këtij institucioni, Instituti do të kryejë punët profesionale me karakter edukues, trajnues, hulumtues dhe këshillues në sferën e Politikës së Jashtme dhe Diplomacisë”, thuhet në draftvendim.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...