E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishulli i “shtrigave”

Siquijor është një prej 7 mijë ishujve në Filipine-ka diell tropik, rërë të bardhë dhe detë të kaltër, por gjithashtu është ishull i njohur për magji të shtrigave. “Këtu nuk ka shtriga”, ishte përgjigjja e parë e departamentit për turizëm në Siquijor, e cila dukej se nuk ishte aspak premtuese. Por pas një diskutimi më të thellë, duket se shtrigat në Siquijor, mirë, së paku ato të mirat, i janë nënshtruar një kursi të ri-trajnimit dhe tani quhen shëruese tradicionale. Por si qëndron puna me shtrigat e këqija? “Oh, ato nuk i promovojmë”, ishte përgjigjja.

Siquijor është një prej 7 mijë ishujve në Filipine-ka diell tropik, rërë të bardhë dhe det të kaltër, por gjithashtu është ishull i njohur për magji të shtrigave.

Por si të kërkoni një shtrigë?

“Këtu nuk ka shtriga”, ishte përgjigjja e parë e departamentit për turizëm në Siquijor, e cila dukej se nuk ishte aspak premtuese.

Por pas një diskutimi më të thellë, duket se shtrigat në Siquijor, mirë, së paku ato të mirat, i janë nënshtruar një kursi të ri-trajnimit dhe tani quhen shëruese tradicionale.

Por si qëndron puna me shtrigat e këqija? “Oh, ato nuk i promovojmë”, ishte përgjigjja.

Të armatosur me një listë të shtrigave të miratuara, nisemi në kërkim të tyre. Telefonata e parë ju bë një femre, e cila konsiderohet si shëruesja më e njohur në ishull.

Në moshën 86 vjeçare, Consing Achay është personi i vetëm, i cili ende praktikon bulo-bulon, një teknikë për të dëbuar shpirtrat e këqij.

Fytyra e saj e ashpër pasqyron historinë antike të zanatit të saj.

Duke pëshpëritur një gjuhë speciale, ajo e fut një gur të vogël në një gotë me ujë, e më pas e lëvizë atë përreth trupit të pacientit, duke fryrë ajër në të me një shkop të bambusë.

Uji ngadalë fillon të turbullohet, “shenjë kjo e largimit të sëmundjes nga trupi”.

Më pas ajo e përsërit ritualin, duke vazhduar deri në momentin kur uji pastrohet. Consing nuk është mishërim i një shtrige, ashtu siç e paramendojnë njerëzit. Ajo është e krishtere e devotshme dhe nuk sheh ndonjë kundërthënie mes besimit dhe zanatit të saj tradicional.

Në të vërtetë, ajo thotë se fuqia i ka ardhur pas një ëndrre dhe ajo kryqëzohet para se të fillojë trajtimin e pacientëve.

Ajo ka një mace të zezë, por duket se ajo nuk luan ndonjë rol në procedurat e saj.

Francisco Aladad është më kundërthënës se Consing, ngase ai jeton si një filipinez modern.

Megjithatë, thesari i tij më i madh është një shkop i gjatë, me të cilin thotë se është në gjendje të identifikojë shpirtrat e këqij.

Ai beson se shpirtrat janë çdo kund-përskaj rrugës, në ajër, e madje edhe nën tokë-në pritje për të hyrë në trupat e njerëzve, duke shkaktuar sëmundje.

Francisco thotë se bëhet fjalë për shpirtrat e të vdekurve apo të engjëjve të rënë.

Kur ai ftohet, ai me shkopin e tij identifikon se çka nuk është në rregull me njerëzit, në bazë të reagimit të shkopit të tij.

Në anën tjetër të ishullit, një familje tjetër është e zënë për të dëbuar të keqën, por me një praktikë tjetër.

Dios Dada me krenari paraqet koleksionin e bimëve shëruese të te atit të saj, të cilin që nga vdekja e të atit është në gjendje ta administrojë vetëm ajo.

Por duke pasur parasysh bukurinë e këtij ishulli, gjithë atë ambient të qetë, shtrohet pyetja se pse banorët e ishullit ende besojnë në praninë e shpirtrave të këqij.

Ndoshta për faktin se të gjithë shëruesit besojnë në ekzistencën e shtrigave të këqija, të cilat mallkojnë njerëzit për shkak të xhelozisë apo të hidhërimit.

Apo ndoshta arsyet janë më praktike, siç sugjeroi edhe Francisco-për arsye se ishulli deri së fundi nuk ka pasur një spital, besimi tradicional për sëmundjet ka përballuar dhe mbijetuar testin e kohës.

Apo ndoshta është vetëm një fiksion, i cili është përsëritur gjatë shekujve, për t’u shndërruar në mit apo legjendë.

Nëse është vërtetë ashtu, atëherë radha e njerëzve, të cilët presin për trajtim para shtëpisë së Consing, dëshmon se ky mit është tejet i gjallë dhe i pranishëm edhe sot.

(BBC)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›