Dyshimet, Nazimja abortoi fëmijën, kontroll të hënën
TIRANE-Nazime Visha, vajza e cila qëlloi për vdekje me plumba kallashnikovi njeriun që e cilëson si përdhunuesin dhe abuzuesin e saj seksual, dyshohet se abortoi një fëmijë. Dyshimet u ngritën nga grupi hetimor, që po merret me zbardhjen e vrasjes së Fiqiri Muçës, mbrëmjen e 13 gushtit në fshatin Krrabë të Tiranës. Në morinë e fakteve dhe kundrafakteve që po dalin në dritë lidhur me historinë e trishtë që përfundoi me vrasjen e babait të pesë fëmijëve, dyshime të forta janë ngritur edhe lidhur me kryerjen e një aborti nga 18-vjeçarja.
Ndërsa ekspertët do të verifikojnë këtë fakt dhe të tjera, prokuroria do të vijojë të hënën me pyetjen e motrës së Nazime Vishës, Lutfien, e cila është martuar me Vladimir Muçën, vëllain e viktimës. (Per me teper sot tek Gazeta Shqiptare)
(d.b/BalkanWeb)