E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijnë për të marrë bagëtitë, merret peng çifti grek

TIRANE-Shkojnë të marrin 32 krerë lopë e 87 bagëti të imta të grabitura nga shqiptarët, por merren peng. Kështu e ka pësuar dje një çift nga Igumenica e Greqisë, që deri në orët e vona të mbrëmjes është mbajtur peng në fshatin Janjar të Sarandës.

Mësohet se çifti grek kishte kaluar kufirin mesditën e djeshme dhe kishin ndalur hapin në fshatin Janjar, ku do të tërhiqnin bagëtitë që iu ishin grabitur gjatë dy ditëve të fundit. Por, mbërritja e tyre në fshatin Janjar përkoi në kohën kur policia e Sarandës kishte arrestuar Rushit Ismailin dhe shpall në kërkim të Astrit Ismailin, të të dyshuar si autorë të grabitjes së lopëve dhe bagëtive të shtetasit grek I.V. nga fshati Palamba e Igumenicës.

Me të mbërritur në fshatin Janjar, ata kërkuan të merrnin mbrapsht lopët dhe bagëtitë e imta, por aty ndeshën në rezistencën e familjarëve të të arrestuarit Rushit Ismaili. Këta të fundit jo vetëm s'pranuan të doërzonin bagëtitë, por rrahën dhe po mbajnë peng çiftin grek.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›