Ilir Meta në Vjenë: Ekonomia influencë në politikë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në Konferencën mbi Demokracinë dhe Fuqinë Ekonomike në Vienë ka parashtruar një analizë mbi e tregjet financiare në botë dhe influencën që ato ushtrojnë mbi politikën, duke prekur njëkohësisht marrëdhënien mes funksionimit të demokracisë dhe presionit që fuqia ekonomike e aktorëve financiarë ushtron mbi vlerat themelore të një sistemi demokratik.
“ Prosperiteti i qytetarëve, është fuqia e vërtetë ekonomike e një vendi, dhe kjo lidhet ngushtë me zhvillimin e vazhdueshëm dhe afatgjatë socio-ekonomik si dhe me pozicionimin e shtresave të mesme në strukturat sociale të vendit. Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit janë shembuj të mirë të vendeve ku zhvillimet demokratike gjatë viteve të fundit kanë sjellë benefite ekonomike për qytetarët, vecanërisht sot që të gjitha këto vende janë angazhuar tërësisht në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Sfida jonë është se si të sigurojmë vazhdimësinë e rritjes ekonomike për vitet e ardhshme, dhe këtu jam i bindur që ndajmë të njëjtin qëllim me partnerët tanë evropianë”tha ai.
Gjithashtu Meta e shikon shumë të rëndësishëm rolin i shtetit në mbikëqyrjen e tregut, e cila do të contë në mundësi të barabarta për të gjithë, do eliminonte shanset e krizave dhe do të stimulonte më tej punësimin. Qendra për Dialog Global dhe Bashkëpunim inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin mes biznesit dhe politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.