Bota shenon 7 miliarde banore Ban Ki Mun I shqetesuar per pabarazine
Kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka paralajmëruar liderët botërorë se do të përballen me protesta të 7 miliardë banorëve në botë, përsa kohë çështja e pabarazisë nuk do të trajtohet .
Duke folur për dallimet e mëdha ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, Ban tha se në planetin ku më shumë se një miliardë njerëz vuajnë nga uria, “ka kontradikta të tmerrshme”. Ditë më parë, në Manila të Filipinëve u lind një vajzë që vlerësohet të jetë në mesin e foshnjeve që ka gjasa të ketë qenë i linduri i 7 miliardët në botë. Kombet e Bashkuara me herët kishin paralajmëruar se më 31 tetor popullata botërore do të arrijë në 7 miliardë, por nuk ka përcaktuar se do ta shënojë foshnjën, e cila do të bëhej banorja e 7 miliardët në botë. Popullata botërore, e cila ka arritur në 7 miliardë njerëz, vazhdon të rritet për me një shkallë e cila po zvogëlohet për çdo vit ka berë të ditur kështu Instituti Kombëtar i Francës për Studime Demografike.
Sipas tij, popullata botërore do të stabilizohet brenda 100 vitesh. Popullata botërore vazhdon të rritet, por shkalla e rritjes është në rënie e sipër, për çdo vit.“Popullata botërore vazhdon të rritet, por shkalla e rritjes është në rënie e sipër, për çdo vit. Popullata e ka arritur maksimumin, në aspektin e shpejtësisë, para 50 vjetëve. Në atë kohë popullata rritej për më tepër se 2% në vit. Prej atëherë shkalla e rritjes ka shënuar rënie. Popullata ndoshta do të stabilizohet në tërësi brenda 100 vjetëve”, u shpreh Xhill Pizon nga Instituti Kombëtar i Francës për Studime Demografike. Sipas tij do të ketë edhe sfida, pasi nuk dihet se cili është maksimumi i rruzullit tokësor.Sfidë është mirëpritja e numrit shtesë prej 1 deri në 4 miliardë banorë në vitin 2100, e njëherësh që planeti të jetë i përshtatshëm për banim.
Një miliard banorët, që jetojnë në vendet e zhvilluara, kanë qenë burimi kryesor i shpenzimit dhe i nxehjes globale. Sipas tij, do të jetë e mundshme që të ndryshojë mënyra e jetës, në mënyrë që ajo të jetë më ekonomike dhe ta respektojë më tepër ambientin. Ai konsideron se ky ndryshim duhet të fillojë menjëherë. Vendet e Afrikës dhe një numër i tyre në Azi, do të kenë rritje të shpejtë demografike dhe sfida është që kjo të menaxhohet me një zhvillim përkatës ekonomik. Bota, në aspektin global, prodhon mjaft ushqim për 7 miliardë njerëz, thotë eksperti Pizon. Megjithatë, sipas tij, uria mund të ndodhë në zonat e konfliktit, ku ndihmat në ushqim, që nuk është prodhim lokal, nuk mund të dërgohen. Është ky shqetësimi që ngrenë Kombet e Bashkuara sipas të cilit është me nevojë urgjente trajtimi i pabarazisë në bote ku numri më i madh i banoreve janë të varfër.