Dyshja Duka-Vokrri pro Kupes se Mbretit
Kreu i Federates se Futbollit te Kosoves Fadil Vokrri dhe ai i Shqiperise Armand Duka jane te gatshem ta mbeshtesin iniciativen per organizmin e turneut Kupa e Mbretit. Ne kete turne pritet te marrin pjese kampionet nga Kosova dhe Shqiperia. Keshtu nisma e disa diteve me pare nga ana e FC Prishtines dhe familjes mbreterore shqiptare per organizmin e ketij turneu gezon mbeshtetjen edhe nga drejtuesit e futbollit ne dy vendet respektive. Ne jemi ne kontakte me ideatoret e Kupes se Mbretit. Jemi takuar dy-tri here dhe ne parim kemi ofruar mbeshtetjen tone edhe pse akoma dicka konkrete nuk ka. Ende nuk eshte analizuar ne teresi projekti por ne i mbeshtesim te gjitha idete qe jane ne favor te futbollit deklaroi Fadil Vokrri ne nje prononcim per te perditshmen kosovare Ekpres. Nga ana tjeter edhe numri nje i futbollit ne Shqiperi Armand Duka eshte shprehur i gatshem ta mbeshtese iniciativen. Jemi te hapur per te biseduar rreth organizmit te ketij turneu por se cfare vendimi mund te merret kete nuk mund ta parashikoj ka thene Duka.