E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ska surpriza fitojne te medhate

Jane luajtur dje ndeshjet e para te 1/8 te finaleve te Kupes se 59-te te Shqiperise. Nga tete cifte te ketij turi nuk u luajten vetem dy prej tyre takimi Skenderbeu-Teuta dhe Kastrioti-Shkumbini do te zhvillohen sot. Dinamo ka triumfuar ne Kamze duke e pritur keshtu e qete takimin e kthimit pasi eshte shume afer kalimit ne turin tjeter. Ne fushe si titullar pas shume kohesh eshte pare Isli Hidi i cili eshte lene ne stol ne ndeshjet e kampionatit nga trajneri Blanko per shkak te formes se tij te dobet. Ndersa Tirana 24 here kampione e vendit ka triumfuar paster me rezultatin 3-0 ne Velipoje. Bardheblute kane aktivizuar disa lojtare te rinj ndaj Ades madje ata kane qene edhe percaktues te fatit te kesaj sfide. Nje gol e ka realizuar sulmuesi i ri Morina ndersa dy te tjeret Hajdari. Flamurtari nuk ka shkuar me shume se nje barazim pa gola ne Ballsh ndaj Bylisit ashtu sikunder edhe Besa ne Roza Haxhiu te Lushnjes. Nderkaq bollek golash ka pasur ne Erseke ku Gramozi edhe pse eshte gjendur ne disavantazh 2-0 ndaj Lacit ka arritur te barazoje ne fundin e lojes. Ne Elbasan vendesit jane mundur 1-0 nga Vllaznia duke deshmuar kesisoj krizen qe e ka pushtuar skuadren verdheblu. Kupa/ Turi II ndeshjet e para

Grupi A
DJE
Kamza-Dinamo 2-3
Ceka 83 Kenga 89/ Vila 72 86 Sekseni 81
Ada-Tirana 0-3 Morina 58 Hajdari 80 87
Bylis-Flamurtari 0-0
Sot
Kastrioti-Shkumbini 1300

Grupi B
DJE
Lushnja-Besa 0-0
Gramozi-Laci 2-2
Muhaj 80 Mudeini 86/ Kaja 4
Kastrati 70
Elbasani-Vllaznia 0-1
Shtupina 60
Sot
Skenderbeu-Teuta 1300

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›