Suarez 7 ndeshje per kafshimin e rivalit
Skualifikimi
I ka kushtuar shtate ndeshje skualifikim kafshimi ne piken ku bashkohen shpatulla dhe qafa qe kapiteni i Ajaksit Luis Suarez i ka dhene kundershtarit te tij Otman Bakal ne ndeshjen e kampionatit holandez. Gjithcka ka ndodhur te shtunen ne sfiden e luajtur perballe rivalit te perhershem PSV Eindhoven takim i cili ka perfunduar ne barazim 0-0. Federata Holandeze e Futbollit ka aplikuar nje ndeshkim te ashper per sulmuesin uruguaian te Ajaksit te Amsterdamit per episodin e shemtuar i cili i ka shpetuar gjyqtarit te takimit. Klubi ka bere te ditur se edhe vete ka marre masa ndaj sjelljes se pahijshme te Suarezit i cili ishte pezulluar per vetem dy jave nga drejtuesit.