Borxh 28 milionesh Qemal Stafa kyc dyert per Tiranen
Kjo e fundit nuk do mund ta luaje ndeshjen ndaj Flamurtarit sipas drejtorit te ketij impianti pa shlyer me pare te gjitha borxhet e prapambetura.
Ky i fundit pretendon se klubi i Tiranes duhet te paguaje 28 milione leke te vjeter para se te zbrese serish ne tapetin e ketij stadiumi. Nuk kane paguar asnje lek gjate gjithe kesaj periudhe. Madje Tirana ka ende borxhe te akumuluara nga sezoni i kaluar. Ne keto kushte une e them me pergjegjesi te plote se drejtuesit e ketij klubi do ta gjejne deren e mbyllur kete te shtune kur te vijne per te luajtur ndaj Flamurtarit ne rast se nuk do te paguajne shifren e mesiperme ka deklaruar Sallaku.
Precedenti - shte pak a shume e njejta histori si disa jave me pare kur Tirana do te luante derbin me Dinamon. Edhe para atij takimi drejtori Sallaku pohoi se nuk do te lejonte te luhej nese nuk do te derdheshin ne arken e stadiumit detyrimet e prapambetura. Por fakt eshte se per hir te
popullaritetit qe ka nje ndeshje derbi si dhe per shkak te nderhyrjeve te shumta Sallaku u terhoq duke lejuar zhvillimin e ndeshjes. Mirepo per sfiden ndaj Flamurtarit ai siguron se nuk do te marre parasysh asgje vec rregullave. Ju siguroj se kete here nuk do te kete perjashtime sikunder ne ndeshjen me Dinamon. Tirana nuk do te kete mundesi qe te luaje ne Qemal Stafa ndaj Flamurtarit nese nuk paguan parate. Une do te zbatoj rregullat dhe nuk do te lejoj qe drejtuesit e klubeve te tallen me kete impiant.
Borxhi - Ne fund drejtori i stadiumit Qemal Stafa-s konfirmon edhe lajmerimet qe i ka bere shefit te klubit Rauf Dimraj por nga ai nuk ka marre asnje pergjigje. I kam kerkuar zyrtarisht z.Dimraj te shlyeje borxhin para se te pretendoje qe te luaje serish ne kete stadium. Nuk kam marre asnje pergjigje ndaj u drejtohem me se shumti tifozeve ne kete rast qe te mos drejtohen ne Qemal Stafa diten e shtune pasi dyert do jene te mbyllura ka thene ai. Ne perfundim Sallaku ka pohuar se nuk ka arsye qe te punohet me dy standarde. Perderisa Dinamos iu moren parate e prapambetura para takimit me Lacin nuk ka pse nje gje e tille te mos behet edhe me Tiranen. Duhet ta kuptojne te gjithe qe stadiumi do jete si i Dinamos Tiranes dhe i Kombetares vetem nese do te shlyhen detyrimet e percaktuara.
Dimraj i bindurTirana do luaje ne Qemal Stafa
E nese drejtori i stadiumit bertet me te madhe se nuk do te lejoje qe Tirana te luaje aty nese spaguan parate tjeter gje mendon shefi i klubit bardheblu Rauf Dimraj. Ky i fundit ne mendjen e tij eshte i bindur se takimi i kesaj jave Tirana-Flamurtari do te luhet ne kete impiant. Ndeshja do te luhet ne Qemal Stafa dhe per kete ju siguroj ka konfirmuar z.Dimraj kur eshte pyetur nga gazeta Panorama lidhur me perplasjen ne fjale. Por shefi i Tiranes nuk ka treguar se si do ta fuse ekipin ne stadium kur sipas drejtorit Gazmend Sallaku nuk jane paguar detyrimet dhe per kete gje nuk do te lejohet hyrja. Une di te them se do luajme ne Qemal Stafa ky eshte komenti im ka perfunduar Dimraj. Kujtojme qe Tirana vuan prej kohesh nje krize financiare e cila ka ndikuar jo pak edhe ne lojen e kesaj skuadre. Lojtaret nuk paguhen qe prej muajit gusht rroga e fundit pasi klubi ka mbetur me nje donator te vetem z.Refik Halili i cili ne baze te kontrates qe ka me Bashkine e Tiranes administratorja e KF Tirana ka paguar tashme pjesen e tij prej 200 milione lekesh. Keshtu hiq ndonje mrekulli financiare Tirana he per he mbetet pa te ardhura te sigurta per vazhdimin e sezonit futbollistik.
Leonard Karaj