Tripletë e Mesit, shënon dhe Shaqiri
Argjentina ka mundur pa shumë probleme në miqësoren e djeshme Zvicrën e pesë shqiptarëve, falë këmbëve të arta të Lionel Mesit. “Topi i Artë” arriti të shënonte tre gola në këtë sfidë, duke bërë diferencën jo vetëm ndër kundërshtarët, por edhe në skuadrën e tij. Sakaq, vendësit u nderuan nga goli i barazimit të përkohshëm shënuar nga Xherdan Shaqiri, në minutën e 50-të të pjesës së dytë. Lionel Mesi kishte realizuar në minutën e 20-të dhe trefishoi në minutat 88-të dhe 90-të. Duhet thënë se në këtë takim u aktivizuan nga trajneri Otmar Hitcfeld edhe Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, por u la në stol përgjatë gjithë ndeshjes, Valon Behrami. Ndërsa nga ana tjetër, Argjentina u paraqit edhe me shumë lojtarë të rinj, si: Kampanjaro, Fernandez, Rodrigo Branja, Kata Diaz, Erik Lamela dhe Eduardo Salvio. Nuk u kursyen, përveç Mesit, edhe Kun Aguero, Maksi Rodriguez e Gonzalo Higuain.