E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPAK kërkon 42 vite burg për dy vrasjet të 2020-ës në Elbasan

3 vite pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën “Rramani”, SPAK ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vite burg për bashkëpunëtorin e tij në krim Eugent Halilin. 
Këtë të martë në gjykatën e  posacme u lexua pretenca. Organi i akzuës ka dalë në konkluzionin se vrasjet u bënë kundrejt pagesës për llogari të personave të tjerë.  Sipas provave të grumbulluara vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën “Rramani”, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën.
“Ramani” njihej si shpërndarës kokaine në qytet. Pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë me thike edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç.Trupi i tij është hedhur rrugës afër varrezave të qytetit. 
Në seancë ishte i pranishëm edhe babai i njërit prej viktimave Regis Runajt i cili ka kërkuar drejtësi “Dua që këta dy çunat të marrin atë që meritojnë, asnjë ditë më shumë” ka thënë ai. 
Ngjarjet u zbardhën nga i penduari i drejtësisë Eugent Halili i cili rrëfeu krimet. Ishte kjo dëshmi dhe provat e mbledhura më tej nga grupi hetues, që shpejt do të çonin në një emër, që rezultonte të ishte edhe porositësi i vrasjeve së dy miqve, që u eleminuan brenda 10 ditësh. Sipas grupit hetues ai ishte Erion Alibej. Alibej po hakmerrej për vrasjen e vëllait të tij. Ai i konsideronte dy viktimat si të përfshirë ose si ndihmësa të ekzekutorëve të vëllait të tij Endrit Alibej, ngjarje e ndodhur në vitin 29 dhjetor 2018 në Elbasan. 

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›