Dyshohet se importoi mish pule me salmonelë, procedohet penalisht 50-vjeçari

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin A.G., i shpallur në kërkim pasi dyshohet se kompania e tij ka importuar dhe më pas tregtuar mish pule të kontaminuar me salmonelë.
Policia njoftoi sot se 50-vjeçari u ndalua për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Sipas Policisë pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi.
Sipas medieve kompania e drejtuar nga A.G., më 11 mars importoi nga Brazili disa tonë mish pule, i cili rezultoi i ndotur me bakterin e salmonelës, një sasi e të cilës përfundoi në treg.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për këtë rast.
/r.e//a.f/