Granada humbet ndaj Atletikos, Uzuni 90 minuta në fushë

Atletiko Madrid e nisi me fitore startin e kampionatit spanjoll teksa ditën e hënë, mposhti me rezultatin 3-1 në stadiumin Wanda Metropolitana, Granadën ku aktivizohet Myrto Uzuni. Sulmuesi ishte ishte në fushë për 90 minuta, por pa ia dalë të gjente rrugën e rrjetës. Ekipi madrilen ishte më kërkues dhe pavarësisht se Granada barazoi në pjesën e dytë me Samu-n, pas golit të parë shënuar nga Morata. Ekipi i Simeones shënoi edhe dy herë të tjera. Pas përfundimit të ndeshjes, paraqitja e Myrto Uzunit u vlerësua me notën 6.4. Një debutim për tu harruar për Granadën, që këtë sezon u bë pjesë e La Liga-s. Javën e dytë, Granada do të presë Rajo Vallecanon, aty ku aktivizohet një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare si Ivan Balliu