E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta/ Rusia rrëzon tre dronë ukrainas afër Moskës

Mbrojtja ajrore ruse ka kapur tre dronë ukrainas mbi rajonin Kaluga në jugperëndim të Moskës, duke i shkatërruar ato, herët të mërkurën, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

“Të gjitha mjetet ajrore pa pilotu zbuluan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore në kohën e duhur”, tha ministria ndërsa njofton se nuk ka viktima apo dëme, sipas CNN. 

Sulmet ukrainase në territorin rus janë shtuar në muajt e fundit, me një varg sulmesh me dronë që kanë ndikuar në qytete, përfshirë Moskën gjatë gjithë verës, ndërsa Kievi paralajmëroi se do të vinin më shumë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›