E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshon për çmimet Oskar

Aktori Morgan Freeman ka dyshime për shanset që ai të dominoj në “Academy Awards”.

Veterani i Hollywood’it – i cili është në nominim për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin “Invictus” ku luan Nelson Mandelan – ka thënë se ai nuk merakoset për të përgatitur një fjalim për ceremoninë e madhe sepse nuk mendon se do të fitoj.

“Nuk jam duke përgatitur ndonjë fjalim sepse ju do të mund të mbani një fjalim nëse fitoni dhe unë nuk mendoj që do të fitoj”, tha Morgan. “Nuk mendoj se kam bërë diçka. Nëse do të isha edhe unë në votime atëherë do votoja për Jeff Bridges”.

Freeman (72) kohëve të fundit ka treguar se njëra dorë e tij është paralizuar pasi ai kishte pasur një aksident me makinë në gusht të 2008’ës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›