E Diel, 1 Nëntor 2026

Radcliffe: ‘Skena me Voldemort ishte e ashpër’

Aktori Daniel Radcliffe ka thënë se ishte “më të vërtetë vështirë” për të luajtur skena dramatike në serinë e fundit të filmit “Harry Potter”.

Aktori britanik – i cili luan djalin magjistar në hitin filmik që bazohet në librin e J. K Roëling 0 ka pranuar se ai ka shumë presion për t’i bërë gjërat si duhet.

“Ishte më të vërtetë vështirë”, tha Dan për skenën në të cilën Harry ec në një mal dhe takohet me Voldemort.

“Ishte njëra nga ato skena ku punuan për tri ditë në to. Nuk e di a e kam dashur atë që nga fillimi i saj. Më të vërtetë ishte një skenë e ashpër. Ishte njëra nga ato skena për të cilat mendoj se i kam dhënë vetës shumë presion për ta luajtur si duhet dhe nuk isha në gjendje që të relaksohem më të”.

Daniel (20) kohëve të fundit ka qenë i drejtpërdrejt edhe për thashethemet se ai është homoseksual.

“Nëse njerëzit dëshiron të thonë, ata mund ta bëjnë këtë. Por, nuk jam. Të jem i drejt”, tha ai në fillim të kësaj jave.

“Një djalë në internet tha, “natyrisht, ai është homoseksual sepse ka fytyrë të homoseksualëve’, e cila gjë tashmë është bërë shumë e pranishme. Fytyrë homoseksuale? Kjo gjë është shumë shqetësuese, pasi që mendoj se ata janë duke u marrë me fotografitë e mija ku janë duke i analizuar ato”, tha Daniel.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›