E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshonte per gruan arrestohet ndertuesi turk

Dhuna fizike qe ushtronte ne menyre sistematike ndaj bashkeshortes ka cuar ne pranga nje ndertues turk qe jetonte prej vitesh ne Shqiperi. Mustafa Ilhau 29 vjec. me kombesi turke por qe jetonte prej disa vitesh ne kryeqytet ne rrugen Don Bosko u arrestua me akuzen e rrahjes dhe shkeljes se urdhrit te mbrojtjes se leshuar nga policia e Tiranes.


Sipas burimeve te policise i arrestuari u ndalua pasi dy dite me pare kishte goditur dhe plagosur me mjete te forta bashkeshorten e tij. Pas veprimeve te dhunshme te bashkeshortit te saj turk gruaja e dhunuar denoncoi ne komisariatin e policise nr.3 bashkeshortin e saj Mustafa Ilhau. Menjehere pas regjistrimit te kallezimit te gruas 28- vjecare blute nisen hetimin si dhe e shoqeruan fillimisht ne komisariat ku u pyet nga oficeret e hetimit te krimeve te ketij komisariati.


Pas veprimeve te kryera nga hetuesit dhe specialistet e krimit i komunikuan arrestin ne flagrance ndertuesit turk. Procedimi ne ngarkim te tij u krye pasi sipas policise ne menyre sistematike i arrestuari ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj bashkeshortes 28-vjecare shqiptare. Pas gjendjes se renduar bashkeshortja e dhunuar 28 vjece denoncoi ne polici veprimet e te shoqit.

Gjate marrjes se tij ne pyetje nga hetuesit e kryeqytetit turku ka pretenduar se ka qene ne gjendje te dehur kur kishte ndodhur ngjarja dhe se nuk kishte pasur qellim te ushtronte dhune ndaj se shoqes. Nga ana tjeter ai ka pohuar se e shoqja e tij nuk kishte respektuar martesen e tyre duke hedhur dyshime se nena e dy femijeve te tij e tradhtonte.


Pavaresisht pretendimit te turkut duke iu referuar burimeve zyrtare policore e demtuara u ka thene policise se dhunohej fizikisht ne menyre te herepashershme nga i shoqi. Burimet e policise thane se i arrestuari ne menyre te here pas hershme ka shfaqur crregullime psikologjike cka ka bere qe hetuesit te mendojne se ai ka probleme shendetesore.


Gruas se dhunuar ju plotesua kerkese-padia per leshimin e urdhrit te mbrojtjes se menjehershme. Materialet i kaluan Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprime te metejshme dhe Prokurorise per konsumim te vepres penale te Plagosjes se lehte me dashje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›