I aksidentuari vdes ne banese doli i shendoshe nga spitali

Policia nis hetimin ndaj personelit te spitalit per mjekim te pakujdesshem te mjekeve dhe neglizhence
Esat Gurzi ishte aksidentuar ne fshatin e tij duke punuar me traktor. Pas mjekimit ne urgjence i thane se nuk kishte probleme serioze
TIRANE- Skandalet ne sistemin shendetesor duket se nuk kane te sosur per shkak te neglizhences se mjekeve. Nje rast i tille eshte duke u hetuar nga Prokuroria e Tiranes pas referimit te Policise se kryeqytetit mbi rastin e vdekjes se nje burri 52- vjecar nga fshati Tujan i komunes se Shengjergjit ne periferi te Tiranes.
Esat Gurzi 52 vjec banues ne fshatin Tujan te Tiranes vdiq pak kohe pasi kishte dale nga spitali ushtarak i kryqytetit ku kishte shkuar per tu mjekuar pas nje aksidenti qe kishte pesuar ne shtepine e tij. Viktima mesohet se kishte qene duke punuar ne pronen e tij ndersa sipas burimeve te policise ishte rrezuar nga traktori me te cilin kishte qene duke punuar dhe ka pesuar demtime ne trup.
Menjehere ai eshte nisur ne spitalin ushtarak ku pas nje mjekimi te shpejte mjeket i kane komunikuar se gjendja e tij ishte e mire dhe se ai nuk kishte nevoje per ndjekje spitalore duke i kerkuar atij qe te hape vendin per nje tjeter dhe eshte derguar ne shtepi. Gurzi nuk ka mundur ta gdhije diten e neserme duke nderruar jete per shkak te plageve te marra ne spital ndersa mjeket e kishin konsideruar te sheruar personin.
Ne te kundert pjesetaret e familjes se tij kane pretenduar se vdekja ka ardhur pikerisht per shkak te komplikacioneve te pesuara nga plaget e marra ne aksidentin me traktorin me te cilin Gurzi ka qene duke punuar ne pronat e tij. Pas kallezimit te dhene nga familja policia ka nisur verifikimet dhe hetimin per ngjarjen.
Nderkaq specialistet e hetimit te policise dhe te prokurorise ishin duke pritur aktin e ekspertimit te mjekeve ligjore pas kryerjes se autopsise se viktimes mbi shkaqet e mundshme te vdekjes se burrit 53- vjecar nga fshati Tujan i komunes se Shengjergjit ne Tirane.
Aksidenti
Te shtunen ne mesdite 52- vjecari Esat Gurzi ka qene duke punuar ne pronat e tij ne fshatin Tujan me nje automjet traktor kur eshte aksidentuar dhe ka marre plage te renda ne trup.Te afermit e tij menjehere pas aksidentit derguan Gurzin ne spitalin ushtarak per ndihme mjekesore per shkak se sipas tyre ai kishte plage dhe gjendja sa vinte e rendohej nga plaget e marra. Pas ndihmes se pare te dhene ne spitalin ushtarak gjendja e tij iu eshte dukur mjekeve sikur eshte permiresuar.
Per kete shkak ai nuk kishte nevoje me per ndjekjen e tyre duke bere ti kerkonin pjestareve te familjes qe ta merrnin me vete dhe ta dergonin ne shtepi. shte mire dhe do te permiresohet- mesohet te kete qene pretendimi i mjekeve.
Diganostikimet e kryera nga specialistet perkates nuk kane zbuluar ndonje dyshim duke bere qe pacienti te nisej per ne banesen e tij. Por me pak se nje dite pas daljes se ketij pacienti nga spitali ai nderroi jete. Menjehere pas vdekjes te afermit njoftuan policine duke kryer edhe nje kallezim perkates.
Hetimi
Blute e policise se komisariatit nr.4 menjehere pas njoftimit nisen verifikimet e tyre duke sekuestruar ne spital kartelen klinike te vizites se Gurzit mjekimet e dhena ndaj tij diagnostikimet e kryera si dhe veprime te tjera te kryera nga mjeket per kete person. Te gjitha keto bashke me verjetjet e kryera nga mjeku roje jane administruar nga policia ne cilesine e provave shkresore.
Po ashtu hetuesit kane administruar edhe deklarimet e mjekeve bashke me deklarimet e pjesetareve te familjes se Gurzit. Keta te fundit po presin edhe aktin e ekspertimit te mjekeve ligjore mbi shkakun e vdekjes se 52- vjecarit nga fshati Tujan. Nderkaq pritet qe hetuesit te kryejne edhe veprime te tjera hetimore paraprake deri ne konkludimin e hetimit si dhe nese do te arrestohej ndonje person apo do te kishte te akuzuar konkrete ne lidhje me ngjarjen.