E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-polici rrefen djegien e Postes se Policise

Masakra e Cerrikut

TIRAN- Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet ka vazhduar edhe gjate paradites se djeshme me pyetjen e deshmitareve te organit te akuzes ku nga pese deshmitaret e thirrur per te deshmnuar vetem njeri ishte paraqitur. Ish-efektivi i Postes se Policise ne Cerrik shtetasi Gezim Sulonjaku ka treguar para gjykates se si disa persona te armatosur kishin hyre ne vend rojen e tij ne hyrje te Postes se Policise dhe e kishin urdheruar te largohej qe aty.


Ka qene paradite por daten nuk e mbaj mend konkretisht po muaji maj ka qene kur disa persona te armatosur me arme te tipit Kallashnikov kane hyre ne Posten e Policise ne Cerrik. Ata ishin egersuar dhe me drejtuan armen duke me kerkuar te largohesha ndryshe do me vrisnin-tha ish-polici Sulonjaku.


Me pas shtoi ai se ndodhej ne detyre duke kryer sherbimin e rojes ne hyrje te Postes kur personat e armatosur i kerkuan te largohet. U tmerrova kur i pashe pasi me dretuan armen ne koke. Me urdheruan te largohesha ose do me vrisnin por une ika.


Me pas ata i vendosen flaken Postes-tha ish-polici Sulonjaku qe nuk i mbante mend fytyrat e ndonjerit nga personat qe i kishin kerkuar te largohet qe aty. Sipas akuzes nje dite me pas me 23 maj 1997 forcat e rendit nga Tirana jane nisur per ne Cerrik per te vendosur qetesi ku jane perballur me te shtena armesh duke mbetur te vrare 6 gardiste dhe 16 te tjere te plagosur.


Per kete ngjarje prokuroria akuzon te pandehurit Roland Xhepaxhiu Arjan Toska Alban Toska Bujar Buzani Tomor Buzani Entel Gashi Luftar Toska dhe Skender Cani te drejtuar nga kreret e Komitetit te Shpetimit Met Bozi e Llazar Bicja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›