Dyshuan se ishte shtatzene adoleshentja i jep fund jetes
Dyshimet e familjes se nje 16-vjecare kishte mbetur shtatzene me nje profesor te saj ka bere qe ajo ti jape fund jetes. Keto jane dyshimet e policise per nje ngjarje te ndodhur ne periferi te Tiranes pak dite me pare nderkohe qe vajza e re eshte ndare nga jeta duke pire fostoksine. Policia ka nisur hetimet per te verifikuar nese eshte shkaktuar vetevrasja e saj por deri tani nuk eshte vertetuar nje fakt i tille.
Pak kohe me pare vajza 16-vjecare me inicialet T. E. ishte regjistruar ne nje shkolle private. Por duke pare vonesat e saj per tu kthyer ne shtepi prinderit kane filluar te dyshojne tek aktiviteti i vajzes se re. Ne keto kushte shpeshhere ata mendohet se i kane kerkuar llogari derisa edhe kane ngritur akuza te ndryshme ndaj saj. Keshtu mendohet nga policia se ka ndodhur edhe pak dite me pare kur vajza e re eshte kthyer nga shkolla. Sipas te dhenave hetimore vajza e re mendohet se ka debatuar me te atin per nje problem intim te saj ku e kane akuzuar se ajo kishte mbetur shtatzene dhe se kishte lidhje intime me nje person ne shkollen private. Ata kane debatuar ashper mes tyre dhe ne nje moment vajza eshte shkeputur. Duke mos e perballuar situaten e krijuar ajo mendohet se ka vendosur ti jape fund jetes. Ne keto kushte policia mendon se ajo ka blere fostoksine dhe kur askush nuk ka qene afer saj ka gelltitur kokrrat per ti dhene fund jetes.
Familja e ka gjetur vajzen ne gjendje te rende dhe menjehere e kane nisur per ne Spitalin Ushtarak. Mjeket kane tentuar ti japin ndihmen e pare vajzes se vetehelmuar por kjo nuk ka sjelle shpetimin e saj. Ajo ka nderruar jete dy dite me pare ndersa trupi i pajete eshte derguar ne morgun e Tiranes. Per kete ngjarje mjeket kane njoftuar sherbimet e policise dhe nga te dhenat mesohet se oficeret e Komisariatit nr. 6 kane kryer hetimet paraprake te ngjarjes. Nga te dhenat e para ka rezultuar se per vajzen kishte dyshime se ishte shtatzene. Ne keto kushte grupi hetimor ka kerkuar qe mjeket ligjore te kryejne ekspertizen e vajzes dhe te bejne nje raport te detajuar mbi te.
Nga te dhenat e hetimeve ka rezultuar se vajza nuk ishte shtatzene por qe kishte kryer marredhenie seksuale. Pas kryerjes se te gjitha veprimeve hetimore morgu i Tiranes ia ka dorezuar trupin e pajete familjareve te cilet i kane dhene lamtumiren e fundit. Megjithate ceshtja ka kaluar ne dore te seksionit kunder krimit ndaj personit dhe po hetohet nese vajza e re i ka dhene fund jetes per shkak te konflikteve ne familje. Madje burimet policore thane se eshte planifikuar te merret ne pyetje edhe nje person nga shkolla private ku studionte adoleshentja per te konfirmuar ose jo marredheniet intime mes tyre. Gjithashtu pritet qe ne pyetje te merren edhe te aferm te vajzes te cilet kane dhene vetem deklarimet paraprake ne lidhje me kete ngjarje te rende. Policia tha se ajo nuk ka lene ndonje leter apo shenim tjeter per motivin e vetevrasjes dhe kjo e veshtireson edhe me shume punen per te hetuar per vepren penale te shkaktimit te vetevrasjes. Aktualisht ne bashkepunim edhe me Komisariatin nr. 6 po punohet per zbardhjen e plote dhe dokumentimin ligjor te ngjarjes dhe nuk perjashtohet mundesia se ndonje person mund te ndiqet penalisht per shkaktim te vetevrasjes. Per kete po bashkepunohet edhe me Prokurorine e Tiranes.