Apeli i Vlores la ne burg anetarin e dyshuar te Sacra Corona Unita
Ne Gjykaten e Apelit te Vlores u zhvillua dje seanca per Albino Prudentinon pas depozitimit te nje kerkese te avokatit te tij per revokim te vendimit. Prudentino ka qene i pranishem edhe vete ne sallen e gjyqit. Avokati i Prudentinos Ferdinand Ndoja ne fjalen argumentuese para togave te zeza u shpreh se klienti i tij eshte arrestuar ne kundershtim me ligjin dhe se ai nuk paraqet asnje rrezikshmeri shoqerore. Po sipas Ndojes per arrestimin e Prudentinos nuk kane mberritur dokumente zyrtare pra shteti italian nuk ka sjelle akoma asgje ne lidhje me te por vetem fakse. Per sa i perket sekuestrove avokati mbrojtes eshte shprehur se mund te pranohet vetem sekuestrimi i celularit personal te Albinos dhe kompjuteri por jo sekuestrimi i sendeve te familjes. Po ashtu avokati ka kerkuar ndryshimin e vendimit si dhe vleresim te paligjshem te arrestimit sekuestrimit te provave pasi sipas mbrojtjes te gjitha keto prova kunder tij jane te paligjshme. Prokurori i ceshtjes Pelivan Malaj duke argumentuar veprimet e kryera ndaj Prudentinos u shpreh se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare per arrestimin dhe sekuestrimin e pasurise se italianit eshte i drejte ndersa per sa i perket faksit ai eshte shprehur se ne raste urgjente mund te niset faks ose mund edhe te kete kontakt telefonik. Gjyqtarja e ceshtjes Alma Licaj ka vendosur qe te lere ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare duke i vleresuar te rregullta veprimet e ndermarra pas kerkeses se prokurorise italiane dhe la ne fuqi vendimin e dhene qofte per arrestimin e tij apo edhe per sekuestrimin e materialeve personale te Prundetinos qe jane njekohesisht prova per prokurorine. Debati gjyqesor ne kete seance nuk ka munguar por sipas drejtuesve te trupit gjykues ky debat eshte normal per gjykaten ashtu dhe per Prokurorine. Perpos te gjithave Gjykata e Shkalles se Dyte e ka vleresuar verdiktin e kolegeve te saj te nje shkalle me poshte te ligjshem si per prangosjen e Prudentinos ashtu edhe per sekuestrimin e sendeve te tij personale veprime keto te kryera per llogari te ceshtjes se hetimit qe eshte hapur nga prokuroria italiane.