E Diel, 1 Nëntor 2026

Dzeko Luajme per fitore

Shqiperia do te zhvilloje sot nje nder ndeshjet me te rendesishme per te me shume nisur nga situata ku do te mungoje ne pankine trajneri Josip Kuzhe i goditur nje jave me pare nga nje hemoragji cerebrale dhe Debatik Curri i demtuar.

Vec tyre kundershtari yne Bosnje Hercegovina edhe pse ne dukje nje emer jo i madh ka nje nivel shume me te larte se ne nga cdo pikepamje.

Edin Dzeko lojtari i Volfsburgut emri me i lakuar ne merkaton verore nga klubet me te medha europiane dhe padyshim ylli i perfaqesueses boshnjake ne nje interviste ekskluzive per Top Channel thekson veshtiresine qe ka skuadra e tij perballe Shqiperise dhe perballe tifozerise kuqezi.

Do te jete nje ndeshje shume e veshtire per ne sepse ne luajme ketu ne Shqiperi. Per mua eshte hera e pare qe vij dhe luaj ketu. Na duhet te luajme kunder nje skuadre te mire si Shqiperia por edhe kunder fansave tuaj. Ne do te perpiqemi te fitojme por edhe nese nuk ia dalim do te kemi edhe shtate ndeshje te tjera. Padyshim na duhet te luajme shume me mire se ne ndeshjen e shkuar me Francen. Une nuk jam e vetmja pike e forte e perfaqesueses sime pasi kemi edhe lojtare te tjere te mire. Forcen tone do ta tregojme sot ne fushe eshte shprehur Dzeko.

Edhe pse luan per here te pare perballe perfaqesueses sone Dzeko njeh disa prej lojtareve te cilet i konsideron pika te forta si Lorik Canen apo Ervin Bulkun.

Sa i perket se ardhmes se tij nese do te vazhdoje te luaj ne Bundesligen gjermane apo diku tjeter te Europe ai shprehet i rezervuar.

Per te ardhmen time dua te theksoj se vazhdoj te jem nje lojtar i Volfsburgut. Cfaredo te ndodhe me vone do ta shihni. Persa i perket zerave per Milanin mund te them vetem se jam nje fans i kesaj skuadre asgje me shume shprehet Dzeko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›