Valencia, për sulmin synohet Van Nistelroi
Objektivi
Pas largimeve të David Vijës dhe Nikola Zigiç, Valencia është vënë në kërkim të një sulmuesi me peshë për sezonin e ardhshëm. talenti Pako, i cili ishte një prej protagonistëve të Spanjës Under-17 në Kampionatin Europian (6 gola në 5 ndeshje), nuk cilësohet si zgjedhje e parë dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë nga merkato. Objektivi kryesor është holandezi i Hamburgut, Rud van Nistelroi, ndërsa synohen edhe Roberto Soldado i Getafes dhe Aritz Aduriz i Majorkës.
#