E Enjte, 5 Nëntor 2026

E 21-ta në listën e PS, Mimi Kodheli pranon sfidën dhe kërkon mbështetje

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka pranuar vendin 21 në listat e Partisë Socialiste. Në reagimin e parë publikisht Mimi Kodheli është shprehur optimiste se do ia dilte edhe pse vendi 21 është vend jo fitues në garën e qarkut të Tiranës më 25 prillit. Ajo ka pulbikuar në rrjeteet sociale pikërisht një foto të viteve më parë ku kandidoi për herë të parë si deputete e PS-së.

“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës. Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë” shkruan Kodheli në një postim në facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›