E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

E-Albania, mbi 7 mijë aplikime për shërbimet e kadastrës

Që prej hapjes së aplikimeve për shërbimet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës më 3 korrik, në portalin e-Albania janë kryer mbi 7 mijë aplikime, njofton kjo agjensi.

Shërbimet më të përdorura janë aplikimet për lëshim certifikate pronësie, lëshim vërtetimesh, lëshim kopje kartele të pasurisë.

Kërkesat për shërbime kadastrale pranohen vetëm online, nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” dhe sistemeve elektronike të regjistruara si baza të të dhënave shtetërore.

Me dërgimin e kërkesës për shërbime kadastrale, ajo regjistrohet në mënyrë automatike në regjistrin elektronik të kërkesave dhe trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së, sipas kompetencave të përdoruesve të brendshëm të bazës shtetërore të të dhënave kadastrale.

Në varësi të llojit të shërbimit kadastral, kërkesa shoqërohet me dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor. 

Ky i fundit ngarkohet me nënshkrim elektronik kur përcillet nga institucionet shtetërore dhe si kopje elektronike kur përcillet nga kërkuesi vetë apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›