E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ekoturizmi në Librazhd, Parku Kombëtar Shebenikë – Jabllanicë më i vizituari

Ekoturizmi dhe turizmi i aventurës në Bashkinë e Librazhdit nga viti në vit po merr një zhvillim të madh. 

Me mijëra janë turistët që vizitojnë këtë zonë me pasuri natyrore nga më të rrallat. 

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një prej vendeve më të preferuara për t’u vizituar nga të apasionuarit e natyrës dhe ecjeve në pyll.

Veç natyrës Librazhdi tërheq vemendjen e vizitorëve edhe për traditat, festat lokale, kulinarinë dhe mikëpritja që kanë banorët e kësaj treve. 

Kanë qenë të shumtë turistët, vendas dhe të huaj, që kanë vizituar këtë sezon veror këtë zonë, ndërkohë që edhe në vjeshtë ajo mbetet e preferuar. 

Gazetar Norel Zaimi

/ rtsh /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›