E FUNDIT /Topi- Bokojanis: Shpresë për ratifikimin e Shqipërisë nga Greqia.
Takimi i radhës i ministres së jashtme Greke, Dora Bakojanis, ishte ai me presidentin Bamir Topi. Në këtë bashkëbisedim Topi dhe Bakojanis vunë në dukje rëndësinë e ratifikimit të Marveshjes së associm-stabilizimit të vendit tonë nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, duke shpresuar edhe në ratifikimin e saj nga shteti grek. Ndërsa ministrja greke është shprehur se Greqia e mbështet plotësisht përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në NATO dhe BE. Bakojanis theksoi edhe rolin e rëndësishëm të pakicave respektive, të cilat shërbejnë si ura të vërteta komunikimi dhe forcimi të miqësisë mes dy vendeve. Ndër të tjera në këtë takim presidenti Topi vuri në dukje edhe rolin e rëndësishëm dhe moderues të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan. Ai tha : " Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të shtetit të ri, rajoni ka hyrë në një fazë të re bashkëpunimi, qëndrueshmërie dhe sigurie afatgjatë, duke projektuar të ardhmën e të tëra vendeve të tij, në familjen e madhe evropiane dhe strukturat euro-atlantike."