E Diel, 1 Nëntor 2026

E FUNDIt/ Sërbia tërheq ambasadorët nga shtetet që sapo njohën Kosovën.

 
 
Shteti serb ka penalizuar menjëherë Kroacinë, Bullgarinë dhe Hungarinë për njohjen që i bënë pavarësisë së Kosovës. Ministria e Jashtme e këtij shteti ka bërë të ditur se po tërheq ambasadorët e saj nga këto tri vende si kundërpërgjigje ndaj njohjes nga ana e tyre të shtetit të sapo formuar. " Ambasadorët kanë në dispozicion 48 orë kohë për t'u laguar që andej." – ka deklaruar zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme Serbe, Vesna Shkererezovç.Paralajmirëmi për shkëputje të mardhënieve diplomatike me këto vende, është bërë që dje nga ana e ministrit të jashtëm Serb. Ai deklaroi se : " Shtetet që njohin Kosovën nuk mund të kenë më mardhënie të mira me Sërbinë."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›